Tabaku, nga Sauku: Ekonomia po lëngon, Shqipëria është bërë vendi i pakicës ku nuk jetohet më me punë të ndershme
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, zhvilloi një takim me qytetarë dhe biznese në zonën e Saukut, ku ngriti shqetësimin për krizën e besimit që, sipas saj, ka kapluar ekonominë shqiptare dhe po reflektohet drejtpërdrejt në jetën e përditshme të familjeve dhe sipërmarrjeve. Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Tabaku u shpreh se gjatë më shumë se një ore takimesh me biznese, pensionistë, të rinj dhe familjarë, shqetësimi kryesor ishte i njëjtë: rënia e konsumit, varfërimi i qytetarëve dhe pamundësia për të përballuar jetesën me punë të ndershme. Sipas saj, qytetarët konsumojnë më pak, bizneset shesin më pak dhe ekonomia po jep sinjale të forta stagnimi, ndërsa rënia e besimit në ekonomi po shfaqet në çdo tregues ekonomik. Tabaku tha se edhe zona të...
Burimi:
javanews.al