Tabaku: Ligji për investimet strategjike ka ndarë pasuri publike në favor të një grupi të kufizuar përfituesish
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, akuzoi mazhorancën dhe drejtimin e Kuvendit për standarde të dyfishta ndaj procesit të integrimit europian, duke theksuar se nismat e opozitës për shfuqizimin e ligjeve problematike janë refuzuar vazhdimisht. Duke folur në fillim të seancës plenare, Tabaku u ndal te ligji për investimet strategjike, për të cilin tha se opozita ka ngritur shqetësime dhe ka paraqitur amendamente prej vitit 2016. Sipas saj, të gjitha kërkesat e opozitës për pezullimin ose anulimin e këtij ligji kanë rënë në vesh të shurdhër, pavarësisht se ai ka prodhuar ndarje territoresh dhe pasurish publike në favor të një grupi të kufizuar përfituesish. “Ligji për investimet strategjike ka shpërndarë deri më sot rreth 80 projekte. Rreth 70 prej tyre lidhen me leje në fushën...
Burimi:
javanews.al