Tabaku: Kur pushteti godet gazetarët dhe operatorët, tregon se pushteti ka frikë nga kamerat
Nga Jorida Tabaku Kur një gazetare goditet në fytyrë teksa raporton live. Kur një operator përfundon nën presionin e ujit vetëm sepse po filmonte të vërtetën. Atëherë problemi nuk është më vetëm një protestë. Problemi është pushteti që fillon të ketë frikë nga kamera. Pamjet e djeshme ndaj ekipit të Syri TV janë të rënda dhe të papranueshme. Marsi Korreshi dhe Armando Varfi nuk ishin protestues. Nuk ishin pjesë e përplasjes. Ishin aty për të bërë detyrën e tyre: për të informuar publikun. Dhe pikërisht kjo është arsyeja pse kjo ngjarje është kaq shqetësuese. Sepse demokracia nuk matet nga mënyra si trajton ata që duartrokasin pushtetin. Demokracia matet nga mënyra si trajton ata që raportojnë, kritikojnë dhe dokumentojnë realitetin. Një shtet që i drejton forcën...
Burimi:
syri.net