Tabaku kritikon qeverinë për bonusin e pensionistëve: Lëmoshë sezonale!
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj bonusit prej 5 mijë lekësh të qeverisë për pensionistët, duke e cilësuar atë një lëmoshë sezonale që nuk përballon dot rritjen e kostos së jetesës. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thekson se pensionistët shqiptarë marrin pensionet më të ulëta në rajon, ndërsa përballen çdo ditë me çmime që po u afrohen niveleve të Bashkimit Europian. “Çfarë vlere ka një bonus prej 5 mijë lekësh kur gjithçka është shtrenjtuar? Çmimet në Shqipëri janë sa 90% e mesatares së Bashkimit Europian, ndërkohë që pagat janë vetëm sa 20% e mesatares europiane”, shprehet Tabaku. Ajo sjell si shembull çmimet e produkteve të bulmetit, të cilat, sipas saj, janë 36% më të larta se mesatarja europiane,...
Burimi:
javanews.al