Tabaku: Integrimi në BE është i vetmi mekanizëm për të frenuar arrogancën e mazhorancës

Tabaku: Integrimi në BE është i vetmi mekanizëm për të frenuar arrogancën e mazhorancës

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, tha se procesi i integrimit europian mbetet mekanizmi i vetëm për të ushtruar presion ndaj mazhorancës dhe për të frenuar përqendrimin e pushtetit. Në një intervistë në një studio televizive, Tabaku foli për hapjen e grup-kapitujve nga Bashkimi Europian dhe ndikimin që ky proces do të ketë mbi legjislacionin shqiptar. Sipas saj, me avancimin e negociatave, Shqipëria do të jetë nën një monitorim më të fortë nga institucionet europiane dhe nuk do të mund të miratojë ligje që bien ndesh me standardet e BE-së. Tabaku përmendi si shembull ligjin për koncesionin e porteve të jahteve, duke theksuar se ai prek kapitullin e prokurimit publik dhe bie në kundërshtim me legjislacionin europian. “Ligji i investimeve strategjike, ligji i shoqërive aksionare...