Tabaku harron “Berisha në burg” dhe mbron protestën: Qeveria të ndalë dhunën!

Tabaku harron “Berisha në burg” dhe mbron protestën: Qeveria të ndalë dhunën!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, reagoi sot nga foltorja e Kuvendit për protestën e qytetarëve jashtë godinës së Parlamentit, duke i kërkuar Policisë së Shtetit të ndalojë menjëherë, sipas saj, dhunën ndaj protestuesve. Tabaku deklaroi se qytetarët nuk po protestojnë kundër opozitës, por kundër mazhorancës socialiste, arrogancës së pushtetit dhe një Parlamenti që, sipas saj, nuk i përfaqëson më. Duke iu përgjigjur përpjekjeve të shumicës për t’ia faturuar opozitës tensionin e protestës, Tabaku theksoi se frika e mazhorancës nuk mund të transferohet tek opozita. Ajo kujtoi se ka qenë vazhdimisht e pranishme mes protestuesve dhe se askush nuk e ka sulmuar. “Unë shkoj gjithmonë në atë protestë dhe nuk më prek njeri me dorë. Të provojë njëri prej jush të shkojë atje; të provojë...