Syri TV/ Krujë, fshati Mafsheq drejt boshatisjes, banorët kërkojnë investime: Rruga e amortizuar pengon zhvillimin
Mungesa e investimeve në infrastrukturë ka bërë që fshati Mafsheq në malësinë e Krujës të përballet me largime të shumta të banorëve. Dikur i njohur për prodhimet bujqësore dhe blegtorale, sot fshati është thuajse i boshatisur, ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për rikonstruksionin e rrugës. Fshati Mafsheq, i njohur për bukuritë natyrore, burimet ujore dhe potencialin turistik, po përballet me largime të vazhdueshme të familjeve për shkak të mungesës së investimeve. Banorët thonë se amortizimi i rrugës që lidh Mafsheqin me disa fshatra të Kurbinit dhe të malësisë së Tiranës është bërë një prej shkaqeve kryesore të braktisjes së zonës. Mafsheqi ka burime të shumta ujore dhe një natyrë të rrallë, duke pasur potencial për t’u kthyer në një destinacion turistik për vizitorët vendas...
Burimi:
syri.net