Nafta shkon në 219 lekë/ Bardhi sulmon Ramën: Qytetari paguan, qeveria arkëton
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për çmimin e karburanteve në Shqipëri, duke akuzuar qeverinë se përmes taksave po rëndon më tej qytetarët. Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi deklaron se çmimi i naftës në vend është ndër më të lartët në rajon dhe kërkon ndërhyrjen e qeverisë përmes uljes së taksave. Sipas tij, një litër naftë arrin deri në 219 lekë, ndërsa rreth 100 lekë të këtij çmimi përbëhen nga taksa të ndryshme, përfshirë akcizën, taksën e qarkullimit, taksën e karbonit dhe TVSH-në. Bardhi e lidh rritjen e të ardhurave nga karburantet me politikat e qeverisë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk po përdor mekanizma për të amortizuar çmimin për qytetarët. “Kur rritet çmimi, qytetari paguan më...
Burimi:
ntv.al