SYRI TV/ Konferenca Ndërqeveritare / Vokshi kërkon dëgjesë urgjente me ministrin për Integrimin

SYRI TV/ Konferenca Ndërqeveritare / Vokshi kërkon dëgjesë urgjente me ministrin për Integrimin

Partia Demokratike, përmes deputetes, Albana Vokshi ka kërkuar dëgjesë me ministrin përgjegjës për integrimin, në prag të mbajtjes së konferencës ndërqeveritare për të marrë infromacion rreth pozicioneve negociuese. Nga ana tjetër në mbledhjen e Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, deputeti Tritan Shehu shprehu shqetësimin për ekspozimin e fëmijëve në paradën e LGBTQ, duke i kërkuar minsitrisë së Jashtme, t’i tërheq vëmendjen ambasadorit të BE në Tiranë, Silvio Gonzato. SYRI TV Në prag të mbajtjes së konferencës ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, procesi i integrimit është  bërë temë diskutimesh në Komisonin për Europën dhe Punët e Jashtme. Deputetja demokrate Albana Vokshi kërkoi  informacion nga qeveria për pozicionet negociuese në këtë pikë, duke ngritur shqetësimin për mungesën e transparancës nga Këshilli i Ministrave për...