Sulmohet kompleksi i diplomatëve, ambasadori shqiptar në Kiev shpëton pa lëndime. Tirana zyrtare dënon agresionin
Rusia ka ndërmarrë një tjetër sulm masiv me raketa balistike dhe dronë ndaj Ukrainës, duke goditur objektiva civile. Gjatë sulmeve është goditur edhe kompleksi rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Ukrainë. Fatëemirësisht ka patur vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar. Mnistri i Jashtëm Ferit Hoxha reagoi ashpër, duke dënuar sulmin. “Shqipëria dënon me forcë një tjetër sulm brutal në shkallë të gjerë me raketa balistike dhe dronë të nisur mbrëmjen e fundit nga Rusia ndaj objektivave civile në Ukrainë, në një shpërfillje totale të jetës dhe dinjitetit njerëzor. Këtë herë u godit kompleksi rezidencial ku banon Ambasadori i Shqipërisë në Ukrainë, duke e vënë jetën e tij në rrezik serioz. Kjo është e papranueshme! Targetimi i zonave civile dhe vënia në rrezik e personelit...
Burimi:
vizionplus.tv