“Sulmet me vlerësime negative në Google janë krim”, Braçe: Po goditet ekonomia dhe siguria kombëtare

“Sulmet me vlerësime negative në Google janë krim”, Braçe: Po goditet ekonomia dhe siguria kombëtare

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, gjatë fjalës së tij në Kuvend, u ndal te sulmet me vlerësime negative në platformën Google, për të cilat rreth 15 biznese kanë bërë kallëzim në polici, duke i cilësuar si një sulm të koordinuar. Braçe bëri thirrje për marrjen e masave, pasi sipas tij po tentohet të goditet ekonomia shqiptare, veçanërisht sektori i shërbimeve. Po ashtu, deputeti socialist e cilësoi këtë sulm si një “krim” me pasoja të rënda jo vetëm për ekonominë, por edhe për sigurinë kombëtare. Braçe: Na duhet një institucion që të mbrojë hapësirën online. Ta mbrojë nga keqinformimi, dezinformimi, nga dhuna dhe, natyrisht, nga sulmet që po zhvillohen aty. Ajo që po ndodh në këtë hapësirë, për të cilën po flasim prej ditësh, është krim....