Sulmet me molotovë në protestën e PD, arrestohen 11 militantë të Berishës! Strategjia e Hitës ‘frenoi’ dhunën
11 militantë të PD-së janë arrestuar pas protestës me molotovët që u hodhën në drejtim të Kryeministrisë, menjëherë pas sinjalit të Sali Berishës. Të arrestuarit janë në mesin e grupit të zjarrit, që u godit nga policia sapo nisën sulmin ndaj godinës së qeverisë. Ndryshe nga protesta e kaluara, dhuna e militantëve të Berishës nuk përshkallëzoi, pasi policia reagoi duke i shpërndarë me shpejtësi. Protestuesit u kapën në befasi nga reagimi i bluve, të cilët duket se ndoqën strategji të re nën udhëzimin e kryepolicit të ri, Skënder Hita. Efektivët ndërhynë menjëherë për shpërndarjen e grupit të zjarrit duke përdorur ujë, gazlotsjellës dhe spraj, një taktikë që i dha rezultatet shpejt. Ndërsa militantët ishin ende në terren, policia sekuestroi edhe 45 bomba molotov të pashpërthyera,...
Burimi:
javanews.al