Sulmet fizike ndaj deputetëve, Rama: Sorrat dhe korbat po hyjnë në një territor tjetër. Do shpërndahen, siç u mblodhën
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me pensionistët, foli edhe për sulmet me vezë ndaj makinave të deputetëve, gjatë protestës para Parlamentit në 30 qershor. Kreu i qeverisë theksoi se nëse sulmohen deputetët, atëherë protestuesit hyjnë në një tjetër territor. “Çdokush ka të drejtë ta bëjë kontestimin pa u cenuar. Nga ana tjetër, pikërisht sepse gjithëkush ka të drejtë të protestojë, monopolin e forcës në demokraci e ka shteti dhe jo individi. Kush përdor forcë kundër shtetit pastaj, futet në tjetër territor. Pasi demokracia qëndron te ky pakt. Qeveria ka të drejtën të vendosë dhe të gjithë qytetarët bashkë kanë të drejtën ta kontestojnë vendimin e qeverisë. Populli është ai që flet kur vijnë zgjedhjet. Kjo protesta i tregon të gjithë atyre hienave, korbave e...
Burimi:
javanews.al