SPAK zgjat hetimet për Ballukun, sekuestrohet një vilë në pronësi të Igli Tares
SPAK ka zgjeruar hetimet ndaj ish- zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke shtuar dy vepra të tjera penale në dosjen që po hetohet ndaj saj. Përveç dyshimeve për shkelje të barazisë në tendera ose ankande publike, prokurorët po verifikojnë edhe elementë që lidhen me korrupsionin pasiv dhe pastrimin e parave. Në kuadër të të njëjtit hetim, me kërkesë të SPAK-ut, Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestro mbi një vilë në Gjilekë. Sipas raportimit, prona i përket Igli Tares, i cili po merret në pyetje nga prokurorët për çështjen në fjalë.
Burimi:
vizionplus.tv