‘SPAK tregoi pasivitet kriminal’/ Burimi: Arrestimi i Beqirit, katastrofë për imazhin e Ramës…

‘SPAK tregoi pasivitet kriminal’/ Burimi: Arrestimi i Beqirit, katastrofë për imazhin e Ramës…

Gazetari Genc Burimi e ka cilësuar arrestimin e Ermal Beqirit në Francë si një zhvillim me pasoja të rënda politike, duke deklaruar se çështja dëmton imazhin e kryeministrit Edi Rama dhe ngre pikëpyetje serioze për veprimet e SPAK-ut. I ftuar në emisionin “Task Force”, Burimi u shpreh se SPAK ka treguar, sipas tij, “pasivitet kriminal”, duke u shprehur se për tetë muaj nuk ndërmori veprime efektive për kapjen e Beqirit, ndonëse ai lëvizte lirshëm në Europë. Sipas gazetarit, autoritetet franceze përdorën faktin që ai po lëvizte në një zonë të ndaluar si bazë ligjore për ta mbajtur Beqirin në Francë dhe për ta marrë në pyetje përpara procedurave të ekstradimit. Ai hodhi gjithashtu hipotezën se rasti mund të përdoret edhe si mjet presioni politik ndaj...