‘SPAK ta hetojë!’/ Gazment Bardhi: Balluku ka dy vila në Dhërmi

‘SPAK ta hetojë!’/ Gazment Bardhi: Balluku ka dy vila në Dhërmi

Në seancën e sotme parlamentare, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka ngritur akuza ndaj shumicës socialiste lidhur me çështjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Nga foltorja e Kuvendit, Bardhi u shpreh se mazhoranca ka penguar përballjen e Ballukut me drejtësinë, duke e cilësuar qëndrimin e socialistëve si një mbrojtje të korrupsionit. Ai iu referua disa pronave që, janë objekt hetimi dhe kërkoi që Prokuroria e Posaçme të vazhdojë punën për zbardhjen e plotë të çështjes. Gazment Bardhi: "Ju u bëtë karton i kuq për të mbrojtur korrupsionin e Belinda Ballukut. Ju mbrojtët këtë vilë që po jua tregoj në foto. Një vilë që Belinda Balluku e merr përmes një firme. Bëni mirë që e ulni kokën dhe po ju them se nuk...