SPAK pranon problemin: Nuk kemi kapacitet të arrestojmë të kërkuarit
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ngriti shqetësimin për vështirësitë në ekzekutimin e masave të sigurisë ndaj personave në kërkim, gjatë raportimit të tij në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Ai tha se institucioni nuk ka aktualisht kapacitete operacionale për të kryer arrestime, ndërsa zbuloi se SPAK po shqyrton një qasje të re institucionale që do t’i mundësonte të ndërmarrë vetë veprime të caktuara operacionale. “Nuk ka kapacitete operacionale që SPAK të bëjë sot arrestime të personave në kërkim. Siç është fenomen shqetësues për ju, mund të jetë edhe për ne. Sepse edhe ne kemi disa të kërkuar me masa sigurimi në mungesë, apo të dënuar në mungesë, dënime të cilat nuk janë ekzekutuar. E kemi ngritur vazhdimisht këtë shqetësim. Nuk mund të themi...
Burimi:
ntv.al