SPAK kërkon konfiskim të vilës dhe 7 vite e 6 muaj për Fatime Kryemadhin, ja dënimi për Pirro Xhixhon
SPAK ka paraqitur kërkesat për dënim për Pirro Xhixhon dhe Fatime Kryemadhin, të pandehur në dosjen që lidhet me akuzat për korrupsion dhe pastrim parash. Për Pirro Xhixhon, i dyshuar për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë, SPAK ka kërkuar dënimin me 4 vite e 6 muaj burg. Nëse pranohet gjykimi i shkurtuar, dënimi ulet në 3 vite burg. Gazetarja Anila Hoxha raporton se sipas SPAK, duke marrë në konsideratë moshën e Xhixhos dhe faktin që ai nuk ka përfituar, dënimi me burg të konvertohet në shërbim prove. Për Fatime Kryemadhin, e akuzuar për pastrim parash të kryer në bashkëpunim, SPAK ka kërkuar dënimin me 7 vite e 6 muaj burg. Me gjykim të shkurtuar, dënimi reduktohet në 5 vite burg. Edhe për Kryemadhin,...
Burimi:
ntv.al