“SPAK do të vijojë goditjet”/ Mërtiri: SHBA kërkon ndryshimin e politikës shqiptare
Analisti Ergys Mërtiri, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar seancën në Senatin amerikan të Eric Wendt, i propozuar nga presidenti Donald Trump për postin e ambasadorit në Shqipëri. Mërtiri u ndal te deklaratat e Wendt për SPAK, duke i cilësuar ato si një rikonfirmim të mbështetjes amerikane për institucionet e reja të drejtësisë në vend. “Politika shqiptare është në luftë me institucionet e reja të drejtësisë. Deklaratat e Wendt i pashë si një rikonfirmim të qëndrimit të SHBA-ve ndaj Shqipërisë”, u shpreh Mërtiri. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara kanë si prioritet forcimin e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas analistit janë ngritur për të ndryshuar mënyrën e funksionimit të politikës shqiptare dhe për të garantuar stabilitetin e vendit. “SHBA kanë këtu...
Burimi:
sot.com.al