Spaho kritikon protestën: Pushteti ndërrohet me votë, jo dhunë! PD u tregua e dyzuar për investimin në Zvërnec
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka kritikuar ashpër protestën, duke deklaruar se pjesëmarrësit në të janë kryesisht kontingjent i PD-së dhe se qytetarët nuk mbështesin përshkallëzimin e saj me akte dhune. Ish-nënkryetari i PD-së kritikoi edhe idenë për krijimin e një kuvendi mbarëkombëtar që do të zgjidhte një qeveri të re, duke e cilësuar atë një skenar të papajtueshëm me parimet demokratike. Ai theksoi se qytetarët nuk duan dhunë, pasi ajo sjell kosto për vendin, duke nënvizuar se ndryshimi i pushtetit duhet të vijë vetëm përmes votës. “Pjesëmarrësit në protestë janë kontingjent i PD-së. Qytetarët nuk duan dhunë, ka kosto për vendin. Pushteti ndërrohet me votë, nuk hiqet qeveria me idiotizma të tilla si: do krijojmë kuvendin mbarëkombëtar, që do të zgjedhim 150 apo...
Burimi:
javanews.al