Sot seanca e fundit plenare, qytetarët mblidhen para Kuvendit, policia me masa të shtuara

Sot seanca e fundit plenare, qytetarët mblidhen para Kuvendit, policia me masa të shtuara

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare për të shqyrtuar projektvendimin për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme parlamentare. Seanca, e parashikuar të nisë në orën 10:00, përfshin gjithashtu miratimin e procesverbalit të mbledhjes së 23 korrikut dhe njoftime, ndërsa shërbimet e Kuvendit kanë përgatitur dokumentacionin për shqyrtim. Paralelisht me zhvillimin e seancës, jashtë godinës së Kuvendit po mbahet protestë, pas tensioneve dhe akteve të dhunës të regjistruara në seancën e kaluar. Për të garantuar sigurinë, godina është rrethuar me gardh metalik dhe në zonë janë angazhuar forca të shumta policie, nga Ministria e Brendshme deri në pedonale dhe te Xhamia e Namazgjasë në “Rrugën e Elbasanit”. Mbledhja e fundit plenare u shoqërua me përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës, pas...