Sot në 12:00 mbyllet afati për kandidaturat, Berisha i vetmi në garë për kreun e PD-së

Sot në 12:00 mbyllet afati për kandidaturat, Berisha i vetmi në garë për kreun e PD-së

Sot në mesditë skadon afati për të gjithë ata që synojnë të garojnë për postin e kryetarit të Partisë Demokratike, partisë më të madhe të opozitës në vend. Deri tani, i vetmi kandidat i konfirmuar është lideri historik i kësaj force politike, Sali Berisha, i cili pritet të jetë edhe kandidati i vetëm për drejtimin e PD në katër vitet e ardhshme. Sipas udhëzimit të miratuar më 18 mars, çdo kandidat duhet të dorëzojë dokumentacionin brenda orës 12:00 të datës 30 prill. Ky udhëzim parashikon disa kritere të qarta: kandidatët duhet të kenë të paktën 10 vite anëtarësi në PD, profil të lartë publik e politik, përvojë drejtuese në betejat e partisë dhe të mos jenë subjekt i ligjit të dekriminalizimit. Ndërkohë, zgjedhjet për kryetarin...