Sot Kuvendi/ 6 interpelanca me Ramën dhe ministrat, zbardhet rendi i ditës

Sot Kuvendi/ 6 interpelanca me Ramën dhe ministrat, zbardhet rendi i ditës

Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta në Kuvendin e Shqipërisë. Seanca e sotme, bazuar në urdhrin e firmosur nga nënkryetarja Klodiana Spahiu, është parashikuar në mbahet në orën 10:00. Bazuar në rendin e ditës, sot do të trajtohen projektligje në disa fusha. Po ashtu, janë renditur edhe interpelanca të kërkuara nga opozita me kryeministrin Edi Rama, si edhe me ministrat Lamallari, Karakaçi dhe Hoxha.