Sot Kuvend / Nga interpelanca me Ramën dhe 4 ministrat te diskutimet mbi raportin për anëtarësimin në BE
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet këtë të enjte në orën 10:00 në seancë plenare. Sipas rendit të ditës, në fokus do të jenë diskutime të ndryshme, përfshirë edhe gjashtë interpelanca të kërkuara nga opozita me Kryeministrin Edi Rama, Zëvendëskryeministren Albana Koçiu, Ministrin e Financave Petrit Malaj, Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo dhe Ministrin e Punëve të Brendshme Besfort Lamallari. Përveç interpelancave, në rendin e ditës përfshihen miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar, njoftime dhe diskutime lidhur me problematikat e konstatuara nga raporti vjetor i Departamentit të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri, si dhe gjetjet e progresraportit të Komisionit Evropian. Një tjetër pikë e rëndësishme është projektrezoluta “Për procesin e anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”. Seanca...
Burimi:
javanews.al