Sot Konferenca e 9-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE/ Pritet mbyllja e tre prej kapitujve për anëtarësimin në BE

Sot Konferenca e 9-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE/ Pritet mbyllja e tre prej kapitujve për anëtarësimin në BE

Shqipëria pritet të mbyllë sot tre kapitujt e parë të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, gjatë Konferencës së nëntë Ndërqeveritare Shqipëri-BE që do të zhvillohet në Bruksel. Delegacioni shqiptar, do të formalizojë mbylljen e kapitullit 25 (Shkenca dhe Kërkimi), kapitullit 26 (Arsimi dhe Kultura) dhe kapitullit 30 (Marrëdhëniet me Jashtë), fusha ku Shqipëria konsiderohet e harmonizuar me standardet e BE-së. Konferenca do të nisë në orën 19:00, ndërsa një orë më vonë do të mbahet një konferencë për shtyp mbi ecurinë e procesit të integrimit. Mbyllja e këtyre kapitujve vjen pas përmbushjes së piketave të ndërmjetme (IBAR), një etapë kyçe në negociatat me Bashkimin Evropian. Pas këtij hapi, Shqipëria duhet të plotësojë kushtet për mbylljen e 30 kapitujve të tjerë, me synimin që procesi...