Sot dita e 57-të e revoltës popullore, qytetarët nuk dorëzohen: Kryeministri të dorëhiqet, ndryshim sistemi!
Protesta e ditës së 56-të ditën e djeshme u mbyll rreth mesnatësh me një marshim historik, teksa qytetarët shqiptarë nuk dorëzohen dhe kërkojnë rrëzimin e qeverisë, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e sistemit politik. Tubimi u mbyll me grumbullimin e tyre para Komisariatit nr. 3 në Tiranë, për të kërkuar “lirimin e 2 shqipeve” të arrestuara para Parlamentit ditën e enjte. “Nuk ka besë për të pabesin”, ishte kushtrimi i tyre, duke iu përgjigjur kryeministrit Rama për fjalimin e ditës së enjte. Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e saj të 57-të dhe mijëra qytetarë pritet të mblidhen përsëri para Kryeministrisë. Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama. Në protestat e mbajtura më herët, aktivistë dhe qytetarë reaguan ndaj deklaratave...
Burimi:
sot.com.al