Sot dita e 49-të e revoltës në Tiranë, qytetarët sërish në shesh kundër Ramës dhe qeverisë së tij

Sot dita e 49-të e revoltës në Tiranë, qytetarët sërish në shesh kundër Ramës dhe qeverisë së tij

Revolta qytetare kundër kryeministrit Edi Rama, qeverisë së tij dhe gjithë klasës politike shënon sot, më 18 korrik 2026, ditën e saj të 49-të radhazi. Pas një tjetër marshimi masiv mbrëmjen e djeshme, ku protestuesit u stacionuan para godinës së Kryeministrisë, organizatorët kanë bërë thirrje për një pjesëmarrje akoma më të madhe pasditen e sotme. Kërkesa kryesore e kësaj lëvizjeje, e cila ka mbushur sheshin “Skënderbej” dhe Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” prej javësh, mbetet e pandryshuar: dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i plotë i asaj që ata e konsiderojnë si “kasta politike” që ka mbajtur peng vendin për më shumë se tre dekada. Si çdo natë, edhe në protestën e fundit nuk kanë munguar pankartat me mesazhe të forta ironike dhe...