Sokol Binaj u tërhoq, ikën edhe Genti Shala, dosja e Saimir Tahirit peng në Gjykatën e Lartë: Enton Dhimitri…

Sokol Binaj u tërhoq, ikën edhe Genti Shala, dosja e Saimir Tahirit peng në Gjykatën e Lartë: Enton Dhimitri…

Gjyqtari i lartë Enton Dhimitri është caktuar relator i dosjes së rekursit që ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ish-shefi i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela kanë paraqitur në Gjykatën e Lartë. Prej disa vitesh, ajo po zvarritet dhe relatorët janë tërhequr njëri pas tjetrit. Dje, u bë me dije se edhe Genti Shala është tërhequr nga shqyrtimi i dosjes dhe ajo i ka kaluar Enton Dhimitrit. Ai ka një karrierë 21 vite në sistemin e drejtësisë dhe prej vitit 2022, me dekret të Presidentit, është emëruar në Gjykatën e Lartë. Gjyqtari Sokol Binaj është tërhequr më parë sepse kur Saimir Tahiri gjykohej në Apelin për Krimet e Rënda, ai ka shqyrtuar disa nga kërkesat e ish-ministrit. Për të shmangur çdo konflikt interesi apo dyshim...