“Smart City”, Balliu në Kuvend: Projekt survejimi me hije kineze që cenon sigurinë kombëtare
Nënkryetari i Komisionit të Punëve të Brendshme, Klevis Balliu, akuzoi mazhorancën dhe Kryeministrin Edi Rama se i mohuan sërish opozitës interpelancën për projektin “Smart City”, pasi sipas tij qeveria kërkon të fshehë “një aferë gjigante korruptive që cenon sigurinë kombëtare të Shqipërisë”. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balliu deklaroi se “Rama refuzon të përballet me Parlamentin sepse projekti “Smart City” përfshin një kontratë prej 118.5 milionë dollarësh që u dyfishua nga 60 milionë dollarë brenda pak muajsh, pa transparencë, pa garë dhe pa asnjë justifikim teknik apo financiar”. Sipas Balliut, projekti nuk është thjesht një investim për sigurinë publike, por “krijimi i sistemit më të madh të survejimit masiv në historinë e Shqipërisë”, me mijëra kamera inteligjente, sisteme të njohjes automatike të targave dhe...
Burimi:
top-channel.tv