Skandali me licencimin e “Jet Bank”, ministrja e Shtetit ia ‘pason topin’ Bankës së Shqipërisë

Skandali me licencimin e “Jet Bank”, ministrja e Shtetit ia ‘pason topin’ Bankës së Shqipërisë

Ministrja e Shtetit, Erjona Ismaili u përgjigj sot lidhur me çështjen e licencimit të bankës digjitale “Jet Bank”. Në fjalën e saj, pasi kryeministri Edi Rama ia delegoi interpelancën e thirrur me të, Ismaili e cilësoi si një dezinformim të prodhuar në selinë e Partisë Demokratike, deputetë të së cilës ngritën kërkesën në Kuvend. Sipas ministres, një procedurë e tillë nuk kryhet as nga Rama e as nga qeveria, por është vetëm kompetencë e Bankës së Shqipërisë. “Më vjen keq për dezinformimin dhe konfuzionin, si edhe shqetësimin e stisur në seli partish politike në kurriz të qytetarëve. Kjo është një njollë që Partia Demokratike e mban prej interesit të ekzagjeruar partiak që prevalon mbi interesin e qytetarëve shqiptarë dhe kombit. Kjo çështje nuk është kompetencë...