Skandal/ Zhdukin provat me zjarr, malit me plehra i vihet flaka një ditë pas denoncimit të deputetit Saimir Korreshi
Një sasi e konsiderueshme mbeturinash në Hysgjokaj, Lushnjë, është përfshirë nga flakët vetëm një ditë pasi u denoncua publikisht si një pikë grumbullimi e paligjshme nga deputeti Saimir Korreshi. Sipas denoncimit të bërë nga Korreshi, zona e cilësuar prej tij si një mrekulli natyrore, ishte kthyer prej kohësh në një venddepozitim masiv mbetjesh. Situata u bë publike përmes një videoje, ndërsa pak orë më vonë, mali me mbeturina u përfshi nga zjarri. Një përpjekje të qëllimshme për të zhdukur gjurmët e ndotjes, ndërsa pasojat janë të rënda për mjedisin dhe shëndetin e banorëve. Tymi i dendur dhe potencialisht kancerogjen ka mbuluar zonën, duke krijuar një rrezik serioz për komunitetin lokal. Video-denoncimi i plotë Erdhëm përsëri sot. U rikthyem. Do thoni juve, u çmend Saimiri. Nuk...
Burimi:
sot.com.al