Skandal me plehra në Butrint”, Ina Zhupa: Kjo është fytyra e vendit që u ofrojmë turistëve

Skandal me plehra në Butrint”, Ina Zhupa: Kjo është fytyra e vendit që u ofrojmë turistëve

Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës, Ina Zhupa ka reaguar për gjendjen në hyrje të parkut kombëtar të Butrintit duke e cilësuar situatën të papranueshme për një pasuri të mbrojtur nga UNESCO. Ajo thekson se, pavarësisht fluksit prej rreth 300 mijë vizitorësh në vit dhe të ardhurave të konsiderueshme që gjenerohen, hyrja e parkut mbetet e ndotur dhe pa standardet minimale të mirëpritjes për turistët. Zhupa nënvizon se mungesa e investimeve për mirëmbajtjen dhe pastërtinë dëmton imazhin e turizmit shqiptar dhe nuk përfaqëson denjësisht një nga destinacionet më të rëndësishme kulturore në vend.