“S’kam me lënë pa ju shkatërrue”, Bajrajt kallëzojnë në SPAK deputeten Marjana Koçeku
Anëtarë të fisit Bajri në Shkodër kanë kallëzuar në SPAK për shpifje dhe kanosje deputeten Marjana Koçeku, pasi kjo e fundit pretendoi se familjarë të saj janë kërcënuar, pasi u tërhoq nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Në kallëzimin e bërë ndaj Neomalsores nga Behar Brajoviç dhe Safet Bajri, me avokat mbrojtës Sokol Tahirajn, thuhet se deputetja nuk ka provuar para organeve kompetente deklaratat e bëra në rrjetet sociale. Bajrat e Shkodrës thonë në kallëzimin e depozituar në SPAK se nuk ekziston asnjë provë që vërteton se kanë kërcënuar deputeten ose familjen e saj. Përveç kësaj, në denoncim thuhet se deklaratat e deputetes Koçeku cenojnë reputacionin e të gjithë fisit Bajri Më tej, Behar Brajoviqç dhe Safet Bajri pretendojnë se zotimi “unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën” i Koçekut, është qartazi kërcënim i...
Burimi:
ntv.al