“S’ka ende projekt për Zvërnecin”, Rama: Pas protestave janë armiqtë tanë, iranianët
Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ka arsye për shqetësim lidhur me investimin e propozuar në Zvërnec, duke theksuar se ende nuk ekziston një projekt i miratuar. Nga Tivati i Malit të Zi, ku mori pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, Rama tha se debati publik duhet të mbështetet te faktet dhe jo te spekulimet. Kreu i qeverisë i cilësoi si pjesë të një “lufte hibride” pretendimet që lidhin projektin me zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza në Shqipëri, duke akuzuar aktorë të jashtëm iranianë për përhapjen e narrativave të rreme në rrjetet sociale. “Faktet kanë gjithmonë rëndësi. S’ka arsye për t’u shqetësuar sa kohë që nuk ka projekt”, u shpreh Rama. Ndërsa lidhur me protestat, ai u shpreh se ato janë pjesë e jetës demokratike, por...
Burimi:
vizionplus.tv