Sistemi gjyqësor në krizë kapacitetesh: Shqipëria poshtë mesatares europiane në çdo tregues kryesor

Sistemi gjyqësor në krizë kapacitetesh: Shqipëria poshtë mesatares europiane në çdo tregues kryesor

Sistemi gjyqësor në vend mbetet dukshëm nën standardet e Bashkimit Europian për sa i përket raportit të gjyqtarëve për banorë, sipas të dhënave të raportit të fundit të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Sipas të dhënave të Komisionit Evropian për Efiçencën në Drejtësi (CEPEJ), mesatarja europiane është 21.9 gjyqtarë për 100 mijë banorë. Në Shqipëri, ky tregues rezulton ndjeshëm më i ulët në të gjitha matjet e përdorura nga struktura gjyqësore. Konkretisht, sipas strukturës organizative (dekreti), vendi regjistron 17.35 gjyqtarë për 100 mijë banorë. Sipas organikës faktike, ky raport zbret në 14.32 gjyqtarë për 100 mijë banorë. Ndërsa sipas organikës efektive, shifra ulet më tej në 12.73 gjyqtarë për 100 mijë banorë. Në nivel organizativ, raporti i gjyqtarëve ndaj stafit administrativ që i shërben një gjyqtari...