“Sistem prokurimi me AI”, Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

“Sistem prokurimi me AI”, Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

Kryeministri Edi Rama ka marrë, pjesë këtë të mërkurë, 1 korrik, në forumin europian të inovacionit dhe sipërmarrjes “Ruhr Summit”, në Gjermani, ku ka ndarë vizionin e tij mbi ndryshimin e konceptit të pushtetit dhe rëndësinë e dijes në epokën digjitale. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë theksoi se sot pushteti nuk matet më me forcë fizike apo pasuri të grumbulluara, por me inteligjencë dhe informacion, duke e cilësuar këtë transformim si një “revolucion të heshtur”. Ai nënvizoi se inteligjenca dhe lënda e parë e dijes tashmë po shpërndahen kudo, pa pasur rëndësi madhësia gjeografike e një shteti. Rama u shpreh i nderuar që ishte ftuar në këtë samit si përfaqësues i Shqipërisë, të cilën e konsideroi si një prej “laboratorëve më të vegjël...