“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

Kryeministri Edi Rama njoftoi se autoritetet shqiptare kanë kërkuar “ndihmë për të nxjerrë një sërë sipërmarrjesh nga bloza e terrorit digjital të ushtruar prej pengmarrësve të protestës së flamingove, të cilët përmes 10 mijë llogarive të hapura enkas organizuan dhe orkestruan një sulm të padëgjuar kriminal mbi hotele, bujtina, restorante, duke u hequr me dhunë yjet e mbledhura nga përshtypjet pozitive të klientëve”. “Policia vijon me hetimin e skemës kriminale, ndërkohë që me ndihmën e Google-it faqet e sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara me punë e mund të madh”, shkruan kreu i qeverisë në një postim në Facebook, përcjell A2. Postimi i plotë i Edi Ramës: Jehona e një TURPI ALLA SHQIPTARÇE arriti deri në majën e piramidës së Google, ku autoritetet tona...