Simboli i protestave në Tiranë! Flamingot ”pushtojnë” Facebook-un e Ramës
Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar profilin e tij personal në media sociale, duke vendosur si foto profili dhe cover imazhe me flamingo, në një moment kur në vend vijon prej 25 ditësh ajo që është quajtur “Revolucioni i Flamingove”. Lëvizja simbolike e kryeministrit vjen në vijim të një debati të ndezur publik dhe politik mbi projektet në zonat e mbrojtura, veçanërisht në zonën e Nartë–Vjosës, si dhe pas rezolutës së fundit të Parlamentit Evropian për çështjet mjedisore në Shqipëri.
Burimi:
javanews.al