Siguria, zjarret dhe sezoni turistik/ Lamallari mbledh prefektët e 12 qarqeve, kërkon më shumë koordinim në terren

Siguria, zjarret dhe sezoni turistik/ Lamallari mbledh prefektët e 12 qarqeve, kërkon më shumë koordinim në terren

Siguria e qytetarëve, mbarëvajtja e sezonit turistik dhe përballimi i zjarreve ishin në qendër të takimit që ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi me 12 prefektët e qarqeve. Në këtë mbledhje u diskutuan prioritetet e punës për muajt në vijim, ndërsa Lamallari kërkoi forcimin e koordinimit mes institucioneve dhe rritjen e pranisë në terren, me synim reagim më të shpejtë dhe zgjidhje konkrete për problematikat. Një vëmendje e veçantë iu kushtua funksionimit të Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike, për të cilët ministri kërkoi angazhim më të madh nga të gjitha institucionet përgjegjëse, duke theksuar se nuk ka vend për administrim rutinë, por për koordinim të vazhdueshëm, reagim të shpejtë dhe rezultate konkrete në shërbim të qytetarëve. Ministri Lamallari nënvizoi se qytetarët i vlerësojnë...