Siguria ushqimore dhe integrimi në BE, Gjylameti: Sfidë, rritja e standardeve të stabilimenteve ushqimore

Siguria ushqimore dhe integrimi në BE, Gjylameti: Sfidë, rritja e standardeve të stabilimenteve ushqimore

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, Blerina Gjylameti, theksoi rëndësinë e sigurisë ushqimore si një prioritet kombëtar dhe përgjegjësi e përbashkët në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian. Gjatë një takimi me operatorët e biznesit ushqimor, Gjylameti deklaroi se përmbushja e kushteve të BE-së nuk është thjesht një objektiv, por një angazhim i padiskutueshëm që lidhet drejtpërdrejt me shëndetin dhe besimin e qytetarëve. “Përmbushja e kushteve të BE nuk është thjesht objektiv, por prioritet i padiskutueshëm për të cilin duhet të angazhohen të gjithë. AKU ka një rol thelbësor dhe shkon përtej detyrimit institucional; është një rol që lidhet me shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve. Siguria ushqimore nuk është thjesht standard teknik, por lidhet me shëndetin dhe besimin e qytetarëve”, tha ajo. Gjylameti...