Siguria publike është përkeqësuar, Qurku: Nga perla e turizmit në arenë krimi – Çfarë po ndodh në Sarandë?
Saranda, një ndër destinacionet më të preferuara turistike në Shqipëri, po përballet me një realitet të zymtë që bie ndesh me imazhin e saj si një qytet piktoresk dhe i qetë. Vrasja e ndodhur së fundmi ka tronditur opinionin publik dhe ka ngritur alarmin për një përshkallëzim të pasigurisë, duke e kthyer qytetin bregdetar në qendër të lajmeve të kronikës së zezë pikërisht në fillim të sezonit turistik. Në një diskutim mbi këtë situatë paradoksale, aktivistja Matilda Qurku e ftuar ne emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv, thekson se ndërsa bukuria dhe atraktiviteti turistik i Sarandës mbeten të pandryshuara, siguria publike është përkeqësuar. Sipas saj, një pjesë e përgjegjësisë bie mbi vetë qytetarët. Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, ajo argumentoi se mungesa...
Burimi:
syri.net