“Siguria në plazh është përgjegjësi e përbashkët”, reagon Ndreu pas mbytjes së dy të miturave në bregdetin e Tales
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në bregdetin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura, Jonida Dajlani dhe Adelajda Misha, të moshave 9 dhe 11 vjeçe, janë mbytur në det. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, teksa ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave, Ndreu ka ngritur shqetësimin ‘për mungesën e kujdesit dhe vigjilencës në plazhet publike të pamenaxhuara’, plazhe të cilat nuk administrohen as nga subjekte private, por as nga bashkia. Më tej Ndreu ka theksuar se siguria në plazh është një përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon ndërgjegjësim, kujdes dhe bashkëpunim nga të gjithë. Reagimi i Ndreut: Shpreh dhimbjen time të thellë për humbjen tragjike të jetës së dy vajzave të mitura në plazhin e...
Burimi:
javanews.al