“Siguri energjetike”, Rama njofton nga Berlini marrëveshjen me SHBA për gazin e lëngshëm

“Siguri energjetike”, Rama njofton nga Berlini marrëveshjen me SHBA për gazin e lëngshëm

Nga Berlini ku ndodhet për të çelur ekspozitën e tij të re, kryeministri Edi Rama njoftoi nënshkrimin e një marrëveshjeje strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zhvillimin e Qendrës Energjetike të Vlorës dhe furnizimin me gaz të lëngshëm natyror për 20 vitet e ardhshme. Projekti përfshin transformimin e TEC-it të Vlorës nga naftë në gaz, duke rritur prodhimin e energjisë dhe sigurinë energjetike të vendit. “Pas investimit domethënës për plotësimin dhe transformimin e TEC-it të Vlorës, një strukturë e cila ka nevojë të plotësohet me komponent tjetër, por që ishte ndërtuar të punonte me naftë dhe do të punojë në fakt me gaz, Shqipëria do të furnizohet me gazin e lëngshëm amerikan për një periudhë 20 vjeçare dhe përmes TEC-it të Vlorës do...