Sidorela Vatnikaj: Kërkojmë largimin e të gjithë klasës së vjetër politike

Sidorela Vatnikaj: Kërkojmë largimin e të gjithë klasës së vjetër politike

Aktivistja Sidorela Vatnikaj,  ka folur për protestën e qytetarëve që ka vijuar për 23 ditë me rradhë. Vatnikaj tha se qëllimi i protestuesve, është largimi i qeverisë, por me këtë nuk nënkuptojnë vetëm largimin e Edi Ramës, por të të gjithë klasës së vjetër politike, e cila ka bashkëpunuar për 36 vite kundër interesit të qytetarëve. “Për të thënë atë që jemi munduar të themi përgjatë këtyre tre javëve. Duhet të kthehemi te pse nisi kjo protestë dhe çfarë ajo përfaqëson. Pavarësisht se është tentuar të minimizohet se ka qenë një protestën kundër një projekti, apo ndikimit në mjedis, për mua dhunimi i një protestuesi që po protestonte kundër një resorti, i cili dhunohet nga punonjës privat që ruajnë një gardh të paligjshëm, në sy të...