Si iu ‘fal’ Porti i Durrësit Mohamed Alabbarit, pas një investimi prej vetëm 23 mijë eurosh nga biznesmeni arab

Si iu ‘fal’ Porti i Durrësit Mohamed Alabbarit, pas një investimi prej vetëm 23 mijë eurosh nga biznesmeni arab

Historia e dhënies së Portit të Durrësit për ndërtimin e një marine jahtesh, ka nisur që herët në mandatin e parë kur socialistët erdhën në pushtet, shkruan emisioni ‘Në Shënjestër’ në News24. Më 25 Nëntor 2015, qeveria shqiptare, miratoi një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe, për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve. Në nenin 3 pika 1, parashikohej nxitja dhe krijimi i kushteve të favorshme nga secila palë për investitorët e palës tjetër për kryerjen e investimeve në territorin e saj si dhe pranimin e këtyre investimeve në përputhje me rregulloret përkatëse. Në vitin 2020, Kuvendi ratifikoi marrëveshjen: ‘Për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe’, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji, pjesë përbërëse e...