Shumica në protestë janë demokratë/ Deputeti i PD: Berisha nuk duhet të dalë në krye

Shumica në protestë janë demokratë/ Deputeti i PD: Berisha nuk duhet të dalë në krye

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, deklaroi se shumica e pjesëmarrësve në protestën që vijon prej 38-ditësh në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, janë mbështetës të opozitës, por sipas tij protesta nuk është organizuar nga strukturat e PD-së. Në Off the Record me Andrea Dangllin ën A2 CNN, Gjoni tha se kjo protestë dhe është nxitur nga pakënaqësia qytetare për çështje që janë denoncuar edhe nga PD. “Ka një zgjim popullor dhe protesta e sotme është edhe për shkak të denoncimeve që Partia Demokratike ka bërë, por sot njerëzit kanë dalë përtej strukturave partiake. Dhe problemi është që çështjet e korrupsionit, çështjet e krimit të organizuar, çështjet e lidhjes së politikës me krimin e organizuar, çështja e pastrimit të parave, çështja e kriminelëve të futur në...