“Shumë banorë në Vlorë e duan investimin”, deputetja: Bllokimi i aksit të Rinasit nga protestuesit, gabim

“Shumë banorë në Vlorë e duan investimin”, deputetja: Bllokimi i aksit të Rinasit nga protestuesit, gabim

Ecuria e protestave qytetare, të cilat kulmuan me bllokimin e aksit rrugor drejt Aeroportit të Rinasit, kanë qenë në qendër të diskutimeve në emisionin “3D” të gazetarit Alban Dudushi në RTSH. Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dhënë qëndrimin e saj lidhur me dinamikën e këtyre tubimeve, reagimin e forcave të rendit dhe kërkesat politike të demonstruesve. Duke analizuar aksionin e paparalajmëruar të protestuesve për të bllokuar rrugën drejt aeroportit, Luarasi vlerësoi mosndërhyrjen e forcave policore për përshkallëzimin e situatës, pavarësisht pasojave te qytetarët e tjerë. “Mendoj se aty mund të jenë edhe fëmijët e mi, ndonëse mund të logjikosh që nuk është e drejtë që ti t’u ndërpresësh udhëtimin grupeve të tjera shoqërore si turistë dhe qytetarë,” theksoi deputetja, duke shtuar se ajo e...