“Shtyllë për qeverisje etike dhe goditje ndaj korrupsionit”, Ministria e Arsimit miraton Planin e ri të Integritetit
Në një përpjekje për të forcuar transparencën dhe për të mbyllur hapësirat e abuzimit në sistemin arsimor, Ministria e Arsimit ka zyrtarizuar “Planin e Integritetit”. Ky dokument strategjik, i cili pritet të diktojë rregulla të reja e të ashpra për administratën qendrore dhe hartuesit e politikave arsimore, synon të rikthejë besimin e publikut te meritokracia dhe llogaridhënia e institucioneve. Hartimi i politikave në arsim, sipas këtij plani, nuk do të jetë më thjesht një proces administrativ, por do t’i nënshtrohet një filtri të rreptë etik dhe antikorrupsion, duke u fokusuar në pikat më nevralgjike: prokurimet publike, hartimi i akteve rregullatore dhe licencimet. Në hyrjen që i paraprin këtij dokumenti, theksohet rëndësia jetike të kësaj nisme për të ardhmen e vendit dhe rrezikun që i kanoset...
Burimi:
javanews.al