Shtyhen tre interpelanca! “Kush e frenoi Porto Romanon?”, Karakaçi replika me Kaprin: Baza e NATO-s ambicie, ndaj e ndryshuam projektin
Shtyhet një tjetër interpelancë! Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, njoftoi se interpelanca e kërkuar nga deputetët e partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe Erald Kapri me zv.kryeministren Albana Koçiu, do të zhvillohen “në një seancë të mëvonshme” Deputeti i partisë “Mundësia”, Erald Kapri, gjatë një interpelance me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, kërkoi më shumë transparencë për projektet e Korridori VIII dhe Porto Romano. Kapri ngriti shqetësime mbi mungesën e sqarimeve për largimin e kompanive të huaja dhe pretendimet për ndërhyrje të faktorëve të jashtëm në këtë projekt strategjik. Ai theksoi rëndësinë ekonomike dhe të sigurisë që mbart Korridori VIII për Shqipërinë, duke e cilësuar atë si një nga investimet më të rëndësishme për integrimin europian të vendit. Deputeti kërkoi përgjigje konkrete mbi kostot,...
Burimi:
javanews.al