Shtrenjtimi i naftës, Braçe: Kemi çmimin neto më të lartë në rajon, të rikthehet konkurrenca në treg
Deputeti socialist Erion Braçe ka folur me tone të ashpra në lidhje me çmimet e naftës në vendin tonë. Nga foltorja e Kuvendit, Braçe u shpreh se të gjitha vendet e tjera kanë çmim neto të ulët të naftës, ndryshe nga Shqipëria. Sipas tij, autoritetet duhet të merren qartësisht me tregun, të rikthejnë konkurrencën dhe të shmangin abuzimin në tregun e hidrokarbureve. “Problemi që kemi është çmimi neto pa taksa që i dedikohet modelit të tregut që kemi, një model që bën fitues brokerin dhe humbës qytetarët. Nuk janë taksat problemi që kemi. Kemi një çmim neto të naftës pa taksa, më të lartin në rajon. Kemi çmim neto pa taksa se gjithë vendet e BE, në rajon po të doni, majtas, djathtas, lart, poshtë,...
Burimi:
javanews.al